KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrohet nga shteti e përditshmja turke “Zaman”
sekuestrohet nga shteti gazeta zaman

Sekuestrohet nga shteti e përditshmja turke “Zaman”

Autoritetet turke kanë marrë nën krontroll gazetën Zaman që dyshohet se ka lidhje me klerikun islamik Fetullah Gylen, pas vendimit të gjykatës për sekuestrimin e aseteve të saj. Ndërkohë, në krye të gazetës janë caktuar administratore shtetërore, me kërkesë të prokurorit të Stambollit. Lëvizja kundër Zaman, e cila ka qënë kritike e presidentit Erdogan, erdhi disa orë pasi policia ndaloi disa biznesmenë që u akuzuan se financonin grupin e Gylen, i cili akuzohet se ka komplotuar për rrezimin nga pushteti të qeverisë aktuale. Disa qindra persona u mblodhën jashtë zyrave të gazetës këtë të premte, për të treguar mbështetjen e tyre. Sipas kryeredatorit të gazetës, sekuestrimi i saj është një njollë e zezë për demokracinë turke.