KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Selita”, vuajtjet e strehimit për fajin e Unazës së Madhe në Tiranë

“Selita”, vuajtjet e strehimit për fajin e Unazës së Madhe në Tiranë

Ndërtimi i unazës së madhe të Tiranës preku edhe edhe disa ndërtime që ishin streha e komunitetit rom . Pikërisht nga kjo ngjarje u preken edhe dy regjizorët Elton Baxhaku dhe Eriona Çami për të filluar xhirimet për dokumentarin me metrazh të gjatë “Selita”. Për ta nuk ishte e lehtë për të fituar besimin e këtij komuniteti por më pas tregojnë se arritën të ishin pjesë e tyre sepse do të tregonin në këtë dokumentar shqetësimin real .

Regjizoret shprehen se përtej faktit që çdo artist synon të realizoje diçka të mirë për veten e tij në ktë rast është edhe ana njerzore për të cilin duan të flasin . Sipas tyre ky komunitet duhet të trajtohet nga të gjithë si pjesë e trupit të një populli dhe të jenë një pjesë e ndarë apo e margjinalizuar.