KRYEFAQJA » LAJME » Senati Amerikan, republikanët akuzojnë kreun e FBI
Senati Amerikan, republikanët akuzojnë kreun e FBI

Senati Amerikan, republikanët akuzojnë kreun e FBI

Lideri demokrat në Senatin amerikani ka deklaruar se kreu i FBI-së mund të ketë shkelur ligjin kur bëri publik faktin se po hetonte mbi Hillary Clinton. Harry Reid ka akuzuar drejtorin e FBI-së, James Comey për shkeljen e një akti,  i cili ua ndalon zyrtarëve të ndikojnë në zgjedhjet kombëtare. Lajmet e hetimit të FBI-së vijnë më pak se dy javë para zgjedhjeve në SHBA.Byroja Ferderale e Hetimeve e ka dhënë ndërkohë një urdhër për të konfiksuiar mijra e-maile që i përkasin një ndihmëse të lartë të Clinton. Emailet e Huma Abedin besohet se janë gjetur në laptopin e burrit të saj, ish kongresmenit Entoni Uajner. Gazeta “Washington Post” njoftoi se zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë e kanë paralajmëruar drejtorin e FBI-së, Comey, se praktika e të njoftuarit të Kongresit për rifillimin e një hetimi nuk është në përputhje me praktikat e këtij departamenti. Gjithashtu, zyrtarët i kanë thënë zotit Comey se departamenti nuk komenton për një hetim që është duke u zhvilluar dhe se nuk ndërmerr hapa që mund të shihen si përpjekje për të ndikuar tek zgjedhjet. Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara u trondit kur FBI-ja njoftoi anëtarët e Kongresit se po rihap hetimet për përdorimin e një serveri email-i privat nga Clinton gjatë periudhës që ajo ishte Sekretare Shteti.Që prej publikimit të këtij vendimi, demokratja Clinton, ka shënuar rënie të konsiderueshme në sondazhe.