KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Senatori nga Teksasi, fiton thellë ndaj Donald Tramp
donald trump ted kruz humbje fitore zgjedhjet presidenciale

Senatori nga Teksasi, fiton thellë ndaj Donald Tramp

Kandidati republikan për president Donald Tramp humbi thellë përballë rivalit të tij Ted Kruz në parapraket e Uiskonsin, duke thelluar në këtë mënyrë pikëpyetjet mbi kualifikimin presidencial të miliarderit njujorkez. Tramp, i cili ka dominuar për muaj të tërë në garën republikane, papritmas e gjeti veten në pozicion mbrojtjes ndërsa fushata ka levizur drejt lindjes së SHBA-ve. Gjatë ditëve të fundit, atij i është dashur të përballet me një sërë hapash pengues, ku përfshihet çështja gjyqësore e ngritur ndaj manaxheri i tij nga një gazetare si dhe shpjegimet e tij të çudishme mbi abortin. Kruz po konsiderohet tashmë si kandidati më i mirë për të bllokuar Tramp. Fitorja në Uiskonsin e senatorit nga Tekasi mund të konsiderohet si një kthesë në garën republikane. Ndërsa në kampin demokrat, parapraket e Uiskonsit u fituan nga Berni Sendërs, çka i jep atij një shtysë për të vijuar sfidimin e Hilari Klinton. Megithatë Sendërs, i duhet akoma shumë punë për të arritur numrin e delegatëve të fituar nga Klinton.