KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sendërs: Do të punoj me Klinton për transformimin e Partisë Demokratike
hillary-clinton-bernie-sanders

Sendërs: Do të punoj me Klinton për transformimin e Partisë Demokratike

Në një video adresuar mbështetësve të tij, sënatori Berni Sendërs u shpreh se do të punonte me Hilari Klinton në mënyrë që të transformohej Partia Demokratike dhe që gjatë konventës demokrate të Korrikut të kalohej platforma më progresive në histori. Senders nuk mbështeti Klinton si kandidaten demokrate për presidente, megjithëse shumë demokratë ia kanë kërkuar të bëjë një gjë të tillë. Por ai, senatori nga Vermonti nuk përmendi as faktin që do të përpiqej të fitonte nominimin dhe në mesazhin e tij e vuri theksin në ndryshimin e partisë gjatë Konventës Kombëtare të Demokratëve, si dhe për të mundur Donald Trump. “Do të punoj me Klinton të transformoj Partinë Demokratike, që ajo të bëhet një parti e njerëzve punëtorë dhe të rinj dhe jo vetëm parti e kontribuesve të pasur të fushatave, një parti që ka kurajon të përballet me Uoll Strit, industrinë farmaceutike, atë të lëndëve te djegshme dhe interesa speciale që dominojnë jetën tonë politike dhe ekonomike”, u shpreh Sendërs në mesazhin për mbështetësit e tij.