KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Serbi: Arrestohen 10 persona për trafikim armësh

Serbi: Arrestohen 10 persona për trafikim armësh

Policia serbe ka arrestuar 10 persona të dyshuar për trafikim armësh, si dhe ka sekuestruar një sasi të madhe armatimesh, përfshi këtu raketahedhëse dhe automatikë. Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç tha se arrestimet janë kryer në veri të Serbisë. Ai shtoi se hetimet vijojne për të përcaktuar nëse armët kanë qenë me synim shitjen, dhe nëse po për të mësuar destinacionin e tyre. Stefanoviç deklaroi më tej se në sasinë e sekuestruar kishte eksplozivë, më shumë se 100 granata dore, mina antitank, dy raketahedhëse, një mitraloz, armë automatike dhe gjysmëautomatike, si dhe municione. Trafikantët e armëve kanë lulëzuar në Ballkan që prej luftërave të viteve ’90, atëherë kur shumë armatime u morën dhe u fshehën dhe më pas u shitën apo u shpërndanë ilegalisht.