KRYEFAQJA » LAJME » Serbi, Vuçiç mund të mos e formojë qeverinë
vucic

Serbi, Vuçiç mund të mos e formojë qeverinë

Ekziston mundësia që Aleksandar Vuçiç formimin e Qeverisë serbe t’ia lërë dikujt tjetër nga kreu i SNS-së, Partia përparimtare serbe. Këtë e ka bërë të ditur vetë Vuçiç, i cili ka thënë se “do të përpiqem ta themeloj qeverinë në gjysmën e parë të gushtit. Nëse nuk do të kem sukses, nuk e përjashtoj mundësinë që dikush tjetër ta themelojë. Do të kemi probleme, nuk bëhet fjalë për ndonjë hir tjetër. Ka gjëra për të cilat nuk mund të flas. Nuk dua të krijoj qeveri kundër të cilës jam edhe vetë”, shkruan “Veçernje Novosti” i Beogradit. Kjo gazetë thekson se Vuçiç ka “presione të tmerrshme nga fuqitë e mëdha që të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e vet më të rëndësishëm. Lidhur me vonesën dhe vështirësitë e Vuçiçit për të themeluar Qeverinë serbe, ka folur edhe lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel. Ai, sipas citimit, nga “Novosti”, ka thënë “se Vuçiç po ballafaqohet me presione të fuqishme nga jashtë. Ai nuk mund të rrijë ulur në dy karrike dhe i duhet të përcaktohet ndërmjet shantazheve të Perëndimit dhe partneritetit me Rusinë, e cila pret që Vuçiçi në qeveri të fusë prorusët”.