KRYEFAQJA » LAJME » Serbi, xhelozia për gruan, vret 5 persona dhe plagos 20 të tjerë

Serbi, xhelozia për gruan, vret 5 persona dhe plagos 20 të tjerë

Një shtetas serb ka vrarë pak pas mesnatës 5 persona, ndërsa ka plagosur 20 të tjerë në një lokal në një fshat të Serbisë. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit, kur shtetasi me iniciale Z.S ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëlluar me armë drejt bashkëshortes së tij, cila ndodhej në shoqërinë e disa miqve të saj. Më pas ai ka vijuar të qëllojë edhe mbi personat e tjerë, klientë në lokal. Sipas policisë serbe, ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku 7 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.