KRYEFAQJA » LAJME » Serbia duhet t’i plotësojë 3 kushte Kroacisë për të hyrë në BE
kroaci

Serbia duhet t’i plotësojë 3 kushte Kroacisë për të hyrë në BE

Kroacia vazhdon të kërkojë nga Serbia përmbushjen e tre kushteve, nëse dëshiron anëtarësimin në BE. Ato janë: jurisprudenca, siguria dhe të drejtat themelore. “Sa na përket neve, asgjë nuk ka ndryshuar. Ne kërkojmë që Serbia të ketë po ato kushtëzime që ka pasur Kroacia dhe anëtaret e tjera”, i ka thënë Al Jazirës kryeministri kroat në mandatin teknik, Tihomir Oreshkoviç. “Ato që kërkon Kroacia nga Serbia si kusht për hapjen e Kapitullit 23, i kërkojnë edhe vendet e tjera anëtare të BE-së”, citohet të ketë thënë Oreshkoviç. Fjala është për kompetencat rreth gjykimeve për krime lufte, çështja e mbrojtjes së pakicave dhe bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës. Kryesimi holandez i BE-së donte që deri në fund të mandatit, që përfundon të enjten në mesnatë, të hapë me Serbinë kapitujt 23 e 24. Mirëpo nuk ka një pajtim të përbashkët në BE për kapitullin 23 për çështjet e jurisprudencës dhe të të drejtave themelore.