KRYEFAQJA » LAJME » Serbia në dilemë për kufirin me Kosovën
Serbia në dilemë për kufirin me Kosovën

Serbia në dilemë për kufirin me Kosovën

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka botuar një artikull ku thuhet se në draftin e platformës për kapitullin 35, për anëtarësimin e Serbisë në BE, kusht është që Serbia duhet të heqë dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë në Kosovë. Megjithese Sebia nuk do te kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës për tu futur në BE, shtetit serb do t’i kërkohet të përcaktojë kufijtë shtetëror me Kosovën që do të thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova si njësi territoriale e saj. Sipas medias serbe, versionin e dokumentit që ndodhet në kabinetin e komisionerit për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn, vetë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç e ka quajtur “të tmerrshëm”. Por në bazë të tij qëndron në fakt neni 14 i Marrëveshjes së Brukselit, i cili qartëson se “të dyja palët duhet të angazhohen të mos e bllokojnë njëra-tjetrën, apo nxisin të tjerët që të bllokojnë integrimin evropian të ndonjërës prej palëve.” Mbi këto baza, Beogradi duhet pajtohet që Kosova të anëtarësohet edhe në organizatat rajonale e ndërkombëtare.