KRYEFAQJA » LAJME » Serbia në gjendje gadishmërie
tomsllav nikolic

Serbia në gjendje gadishmërie

Presidenti i Serbise Tomisllav Nikolic autorizoi sot ministrin e mbrojtjes të vendose në gjendje gatishmërie të plotë forcat ushtarake nëse del nevoja për mbrojtjen e qytetarëve, shtetit dhe pronës nga cdo sfidë e huaj sigurie. Vendimi u shpall në mbledhjen e këshillit të sigurise në Beograd dhe, sipas sqarimeve të zyrtarëve të lartë serbë, i jep te drejt ministrit të mbrojtjes të nxjerrë ushtrinë nëse policia nuk është në gjendje të ruaje rendin dhe ligjin. Ministri serb i drejtësisë Nikolla Selakovic tha se shërbimet e sigurisë do të kenë kohe të mjaftueshme dhe aftësite e duhura për tu përgjigjur ndaj sfidave të sigurise dhe të mbrojnë shtetin , kufijtë dhe qytetaret. Po as presidenti dhe as ministrat nuk sqaruan se për cfarë kërcënimi nga jashtë bëhet fjalë. Kohët e fundit Kroacia e është e shqetësuar për ndonjë veprim force nga ana e Serbisë dhe shumë politikanë kanë kërkuar rikthimin e sherbimit të detyrueshëm ushatrak.