KRYEFAQJA » LAJME » Serbia rinis fluturimet në SHBA pas 24 vjetësh
air-serbia-3

Serbia rinis fluturimet në SHBA pas 24 vjetësh

Një avion i kompanisë ajrore të Serbisë “Air Serbia” është nisur mëngjesin e sotëm nga Beogradi për në Nju Jork. Fluturimi vjen pas një ndërprerje 24-vjeçare, e cila ka nisur gjatë konflikteve në Ballkan. Lidhja direkte do të nxisë rritjen tonë ekonomike dhe do ta sjellë vendin më pranë Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan”, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Shërbimi do të realizohet pesë herë në javë. Në vitin 1992, kompania ajrore JAT, paraardhësja jugosllave e Air Serbia, ka ndaluar fluturimet direkte në SHBA për shkak të sanksioneve ndërkombëtare për rolin e Serbisë në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi.