KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sërish lëkundje termeti në Itali
Itali: Të tjera lëkundje tërmeti në qendër të vendit

Sërish lëkundje termeti në Itali

Rikthehet frika e tërmeteve në Italinë qendrore. Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.3 ballë e shkallës rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Peruxha në thellësinë 11 km. Lëkundjet u ndien edhe në rajone të tjera ku ndër më të prekurat ishte provinca e Norçes ku banorët kanë dalë jashtë banesave të frikësuar. Kryetari i Bashkisë së Norçias Nikola Alemanno u shpreh se janë dëmtuar disa mure të ndërtesave antike të cilat ishin prekur nga tërmeti i disa ditëve më parë. Me 24 gusht Italia qëndrore u godit nga një tërmet katastrofik me magnitude 6.2 ballë i shkallës rihter i cili shkaktoi rreth 300 të vrarë dhe solli shkatërrimin e qytezave te Amatrices, Pescara del Tronto.