KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sërish shpërthime në Irak
irak

Sërish shpërthime në Irak

Iraku tronditet sërish nga sulmet. Një grup personash të armatosur sulmoi një kafene në veri të Bagdadit, duke vrarë të paktën 13 persona dhe plagosur 15 të tjerë. Sulmi ndodhi në Balad, qytet me shumicë shiite. Përmes një deklarate të postuar online, grupi ekstremist Shteti Islamik, ka thënë se qëndron prapa sulmit. Sulmi në Balad vjen vetëm pak ditë pas një tjetër shpërthimi të fuqishëm në një treg të Bagdadit, i cili la të vrarë 93 persona.