KRYEFAQJA » LAJME » Sërish tërmet në Gjirokastër, regjistrohen dëme
Italia tronditet nga tërmetet

Sërish tërmet në Gjirokastër, regjistrohen dëme

Jugu i Shqipërisë është tronditur sërish mbrëmjen e së djelës nga tërmetet. Më i fuqishmi ka qenë 4.6 ballë dhe është regjistruar në orën 19:01, me epiqendër në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas burimeve jo zyrtare nga Gjirokastra ka patur dëme materiale, por jo persona të lënduar. Megjithatë tërmeti ka shkaktuar alarm tek disa banorë që janë larguar nga banesat. Edhe një natë më parë ata e kaluan natën jashtë pasi tërmeti me 5.3 gradë u shoqërua nga të paktën 160 lëkundje. Sizmiologët thonë se lëkundje të tilla janë të pritshme.