KRYEFAQJA » LAJME » Sërisht gazlotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi i Kosovë, opozita sërisht hedh gazlotsjellës

Sërisht gazlotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Seanca plenare e së në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë nga gazi lotsjellës. Ndonëse me masa të shtuara të sigurisë brenda sallës dhe kontrolleve të rrepta ndaj deputetëve, deputetët e opozitës Haxhi Shala dhe Ismail Kurteshi kanë hedhur lotsjellës në sallën e parlamentit. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sapo ka kaluar kontrollin në hyrje të Kuvendit ka paralajmëruar se seanca nuk do të zgjas shumë. “Shihemi për pak se nuk do të zgjas seanca shumë”, u tha Haradinaj gazetarëve.
Më herët u mblodh Kryesia e Kuvendit ku kërkoi propozim nga opozita për seancë pa probleme. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se mbledhjen e kanë mbajtura që t’i japin një mundësi opozitës ta thonë një propozim në mënyrë që seancat të mbahet pa probleme. “Po hyjmë në një javë të rëndësishme pasi do të vije John Kerry. E thërras opozitën që të marr pjesë në seanca pasi aty është vendi i tyre”, ka thënë Veseli.
Pritet që seanca parlamentare të mbahet në sallën e improvizuar, por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka thënë se opozita do të tentojë ta ndërpresë edhe këtë seancë. Ai, thotë se ata janë këmbëngulës që të mos lejoj mbajtjen e seancave deri në tërheqjen e nënshkrimeve të fundit të vendosur nga kryeministri Isa Mustafa. Konjufca tha se pushteti ka vendosur që opozitën ta trajtojë me njësite antiterroriste, pasi që siq tha ai këto njësite janë hyrë atë ditë edhe në zyrat e Vetëvendosjes. “Pushteti ka vendosur ta trajtoj opozitën me njësite antiterroriste. Kanë hyrë më pushkë automatike brenda zyrave tona dhe kanë marrë e shkatërruar gjithçka”, tha Konjufca pas përfundimit të seancës.