KRYEFAQJA » LAJME » SEZONI HISTORIK I ARJOLA PRENGËS – FITOI ÇDO TROFE TË MUNDSHËM NË NORVEGJI DHE KOSOVË
arjola prenga, volejboll, trofe, norvegji kosove, lajme sport

SEZONI HISTORIK I ARJOLA PRENGËS – FITOI ÇDO TROFE TË MUNDSHËM NË NORVEGJI DHE KOSOVË

Volejbollistja Arjola Prenga ka mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm, të ndarë midis Norvegjisë dhe Kosovës, ku ajo fitoi çdo trofe të mundshëm. Për sportisten që sapo ka mbushur 30 vjeç, ky ishte një sezon për t’u mbajtur mend.

Arjola tanimë është e grumbulluar me Kombëtaren e femrave, që do të marrë pjesë në Ligën e Evropës, duke synuar një paraqitje dinjitoze.

Deri më tani në karrierën e saj, Arjola Prenga ka luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Spanjë, në Francë, në Norvegji dhe, së fundi, në Kosovë.