KRYEFAQJA » LAJME » Sezoni turistik, mblidhen për diskutime kryetarët e bashkive të qytetve bregdetare.
milva ikonomi, qytetet bregdetare, kryetaret e bashkise, turizmi bregdetar ne shqiperi

Sezoni turistik, mblidhen për diskutime kryetarët e bashkive të qytetve bregdetare.

Në Vlorë janë mbledhur sërish së bashku kryetarët e bashkive bregdetare për të diskutuar rreth masave në kuadër të sezonit turistik veror. Qëllimi i takimit ishte koordinimi mes ministrisë dhe bashkive në pasjen e një sezoni turistik sa më produktiv dhe të suksesshëm në funksion të fuqizimit të ekonomisë. Ministria e zhvillimit ekonomik Milava Ekonomi theksoi se duhet punuar më shumë me zyrat rajonale të turizmit t’i japim pak më shumë vëmendjen kapacitet-bërëse sidomos në drejtim të promovimit të paketave turistike rajonale. Ministria theksoi se duhet të japim më shumë informacione për çka ofron çdo rajon, nga veriu në jug, në mënyrë që të promovohet Shqipëria për ato gjëra që ajo ofron për sensin e vet unik e sidomos atë të mikpritjes. Turizmi është ambasadori ynë më i mirë theksoi ministria në këtë takim që është i treti i zhvilluar mes kryetarëve të bashkive bregdetare për koordinuar sa më mirë sezonin turistik dhe për ta bërë sa më atraktiv për të zgjeruar dhe për të ftuar turistë.