KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shala: Ulpiana, parku i parë arkeologjik në Kosovë
Shala: Ulpiana, parku i parë arkeologjik në Kosovë

Shala: Ulpiana, parku i parë arkeologjik në Kosovë

Parku Ulpiana do të jetë parku i parë arkeologjik në Kosovë. Punimet në këtë vend kishin filluar që nga viti 2010, ndërsa dy vitet e fundit, përveç gërmimeve që i janë bërë, arkeologët kanë punuar edhe në ruajtjen dhe regullimin e këtij lokaliteti. Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Kujtim Shala gjatë vizitës në këtë vend, tha se Ulpiana meriton të jetë parku i parë arkeologjik në Kosovë. Shala tha se MKRS-ja do të ndërmarrë masa të rëndësishme në fushën ligjore, sepse ndërrimi nga një lokalitet arkeologjik në park arkeologjik i ka specifikat e veta.

“Kthehemi në Ulpianë periodikisht që të shohim se si po ecin punimet, por shumë e rëndësishme është që ne kemi një ekip që punojnë sistematikisht këtu dhe punojnë me përkushtim. Punimet në Ulpianë janë në një fazë shumë të rëndësishme meqë ky lokalitete në finalizimin e kësaj faze do të ndërrojë edhe statusin nga lokalitet arkeologjik do të kthehet në park arkeologjik, që do të jetë parku i parë në Kosovë dhe besoj që Ulpiana e meriton të jetë parku i parë në Kosovë, si një nga shenjat më të vjetra të identitetit tonë”, tha Shala.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i punimeve në lokalitetin Ulpiana, Milot Berisha, tha se projekti i vitit 2016 synon konservimin apo restaurimin e këtij lokaliteti. Ai beson se ky projekt do të përfundojë në vjeshtë të këtij viti. Berisha tha se ky park arkeologjik do të ketë një mbikëqyrje të përhershme në mirëmbajtje, ruajtje dhe gjithashtu edhe në siguri. Ai tregoi se do të punohet edhe në promovimin e arkeo-turizmit që të mundësohet shoqërimi i vizitorëve dhe informimi i tyre rreth këtij parku. Berisha tha se po përgatitet edhe një material promovues për parkun Ulpiana.

Para Mbrapa

Parku Ulpiana 
Parku Ulpiana
Parku Ulpiana
Parku Ulpiana 

Parku Ulpiana 
Para Mbrapa