KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sharapova nuk do të jetë më ambasadore e OKB-së
Sharapova nuk do të jetë më ambasadore e OKB-së

Sharapova nuk do të jetë më ambasadore e OKB-së

Maria Sharapova nuk do të jetë më ambasadore e vullnetit të mirë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. OKB e ka përjashtuar tenisten ruse nga kjo organizatë dhe i ka hequr titullin, pasi ajo doli pozitiv në testin antidoping të bërë disa ditë më parë. Ishte vetë kampionia 28-vjeçare që bëri të ditur se ishte dalë pozitive në testin antidoping për përdorimin e substancës meldonium. Ky test ishte bërë përpara nisjes së turneut të rëndësishëm të tenisit, Australian Open. Edhe Federata Botërore e Tenisit e ka dënuar Maria Sharapovën, e mospjesmarrje nga të gjitha aktivitetet sportive që organizon. Pas këtij vendimi nisi hetimin edhe OKB, e cila pasi vërtetoi se tenistja ruse kishte përdorur doping, e përjashtoi atë nga organizata dhe i hoqi të drejtën e mbajtjes së titullit ambasadore e vullnetit të mirë. Maria Sharapova e mbante këtë titull që nga viti 2007.