KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sharapova: Po kam përdorur “meldonium”!

Sharapova: Po kam përdorur “meldonium”!

Ish-tenistja numër një në botë, Maria Sharapova, ka deklaruar se ka rezultatuar pozitive në testet anti-doping në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open 2016). Rusja 28-vjeçare ka zhvilluar vetëm katër turne që prej Uimbëlldonit dhe vetëm “Australian Open” gjatë 2016-s. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ajo ka thënë se, për dhjetë vjet, ka marrë medikamente nga mjeku i saj, që nuk ishin në listën e substancave të ndaluara. Sidoqoftë, më 1 janar, asaj i ishin shtuar disa ilaçe të reja dhe tani ajo ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive në testet anti-doping. “E di se me këtë që më ka ndodhur do të kem pasoja dhe nuk dua t’i jap fund karrierës në këtë mënyrë, prandaj shpresoj të kem sërish shansin të luaj”, – ka thënë rusja. Ajo ka dështuar në testet për “meldonium”, substancë të cilë e ka marrë që nga 2006-ta, por që u fut vetëm fundvitin e shkuar në listën e substancave të ndaluara. Pesë herë fituesja e “Grend Slem”-eve ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni të këtyre ndryshimeve. Aktualisht, Sharapova renditet e shtata në botë.