KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, 10 vjet burg për amerikanin që veproi si agjent rus
Alexander-Fishenko

SHBA, 10 vjet burg për amerikanin që veproi si agjent rus

Alexander Fishenko, pronar i një kompanie në Teksas të Shteteve të Bashkuara, i cili kishte vepruar si agjent për qeverinë e Rusisë dhe kishte eksportuar ilegalisht në Rusi arritjet më të reja të teknologjisë ushtarake, është dënuar me 10 vjet burg. Një gjykatë federale në Nju Jork ka urdhëruar dënim me burg për Fishenkon, 50-vjeçar, shtetas ruso-amerikan, i cili në shtator të vitit të kaluar ka pranuar fajësinë për krime, përfshirë veprimin si agjent rus. Gjykata, po ashtu, ka urdhëruar që Fishenko t’i kthejë 500 mijë dollarë nga shitja e teknologjisë së ndjeshme në Rusi, në periudhën 2002 – 2012. Pesë persona të tjerë, po ashtu, e kanë pranuar fajësinë lidhur me keqbërjet e kompanisë Arc Electorincs Inc, pronë e Alexander Fishenkos. Tre prej këtyre pesë personave janë dënuar.