KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA 2016: Clinton-Trump, gjithçka luhet në 15 shtete
SHBA 2016: Clinton-Trump, gjithçka luhet në 15 shtete

SHBA 2016: Clinton-Trump, gjithçka luhet në 15 shtete

Amerika voton. Është çasti i së vërtetës pas fushatës zgjedhore më të egër dhe plot helm që mbahet mend në dhjetëvjeçarët e fundit.

Asnjë herë si këtë radhë amerikanët u thirrën për të zgjedhur dy vëzhgime diametralisht të kundërta. Bursat por edhe e gjithë bota shohin me interes këto zgjedhe që me siguri do të shkaktojnë një goditje globale.

Sipas medias të specializuar në sondazhe RealClearPolitics, Clinton është në avantazh me tre pikë. Trump vazhdon minojë rrugën e saj në shumë shtete. Në 15 shtete ata kanë avantazh më të vogël se 5 pikë nga të cilat varet fati i zgjedhjeve. Objektivi është që të arrihet numri magjik prej 270 zgjedhësish të mëdhenj të nevojshëm për të fituar Shëpinë e Bardhë. Clinton deri tani ka të sigurtë 203 zgjedhës të mëdhenj, kundër 164 që ka Trump.

Kështu mbeten për t’u përcaktuar 171 të tjerë. Ndërkohë që kandidates demokrate i duhen vetëm 67 vota të mëdha, pra mjafton të fitojë në Florida, Miçigen dhe Pensilvenia, për kandidatin republikan rruga ka shumë më tepër pengesa. Por kjo ditë zgjedhjesh mundet edhe të shkojë deri në numërimin e shtetit të fundit.

Pensilvenia është zgjedhur si nga Clinton ashtu edhe Trump si shteti ku do të mbahet festa e fundit madhështore. Hillari ka zgjedhur Filadelfian për festime, në krah të bashkëshortit Bill dhe vajzës Chelsea. Por mbi të gjitha pranë çiftit më të dashur të Amerikës, Barack dhe Michelle Obama, të cilëve në rast fitoreje u detyrohet shumë. Ndërsa miliarderi njujorkez ka zgjedhur për të festuar qytetin Skrenton, sëbashku me gruan dhe me besnikët e tij.