KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA 217 trupa shtesë në Irak në ndihmë te forcave Irakiane

SHBA 217 trupa shtesë në Irak në ndihmë te forcave Irakiane

Presidenti i SHBA-ve Barak Obama tha në një interviste për televizionin SiBiEs se në fund të këtij viti Mosuli do te çlirohet nga militantët e shtetit islamik, duke theksuar nevojën për të mbështetur forcat irakiane të cilat po luftojne në terren. “Ndersa shohim se irakianet jane te gatshem te luftojne dhe te fitojne terren, ne duhet te sigurohemi qe t’u japim atyre me shume mbeshtetje”, theksoi presidenti amerikan. Nderkohe, gjate dites se djeshme sekretari amerikan i mbrojtjes Esh Karter vizitoi Bagdadin, ku beri te ditur se SHBA-te do te dergojne 217 trupa te tjera dhe disa helikoptere sulmues Apashe per te ndihmuar forcat irakiane ne rimarrjen e Mosulit. Keto forca shtese, te cilat e cojne prezencen e trupave amerikane ne Irak ne me shume se 4 mije, do te keshillojne ne nivel batalioni dhe brigade, cka do te thote se do te jene me afer linjes se frontit.