KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA akuzon Rusinë: Sulme kibernetike me synim ndikimin në zgjedhjet presidenciale
hackers,Sulme kibernetike

SHBA akuzon Rusinë: Sulme kibernetike me synim ndikimin në zgjedhjet presidenciale

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për sulme kibernetike kundër organizatave politike, që kishin për qëllim nderhyrjen në zgjedhjet amerikane. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo gjë është bërë me qëllim që “të ndërhyhet në zgjedhjet presidenciale të Amerikës”. Sulmet e fundit kibernetike, përfshi ato ndaj “e-mail”-eve janë në përputhje me metodat dhe motivimin e përpjekjeve të drejtuara nga Rusia, bëri të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë muajve të fundit, sulme kibernetike që besoheshin të ishin kryer nën orkestrimin e “hakërave” të mbështetur nga qeveria ruse, kanë pasur objektiv ndërprerjen e zgjedhjeve, ku kandidatja demokrate Hillary Clinton do të përballet me kandidatin republikan Donald Trump. Disa shtete kanë kapur tentativa “skanimi dhe kontrolli” të bëra ndaj sistemeve të tyre të lidhura me zgjedhjet, shton më tej Departamenti i sigurise kombetare. Një numër “e-mail”-esh shqetësuese kanë ardhur vetëm gjatë fushatës presidenciale të këtij viti. Akuza e drejtpërdrejtë dhe formale vjen në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Moskës, mbi një sërë çështjesh dhe mosmarrëveshjesh ndërkombëtare.