KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Ankesa lidhur me keqtrajtimet në rritje të diplomatëve në Rusi
kerry

SHBA: Ankesa lidhur me keqtrajtimet në rritje të diplomatëve në Rusi

Washingtoni zyrtar i është ankuar Moskës për shqetësimet dhe bezdisjet ndaj diplomatëve amerikanë në Rusi, një çështje kjo të cilën sekretari amerikan i shtetit e ka diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një takimi të zhvilluar në datën 24 mars. Zëdhënësja e departmentetit të shtetit Elizabeth Trudo deklaroi se shqetësimi i diplomatëve nga agjentët e sigurisë dhe policia rugore e Rusisë është një çështje problematike prej disa vitesh, por megjithatë zëdhënësja nuk dha detaje për ndonjë incident specifik apo për arsyen se pse sekretari Kerri ia ka paraqitur shqetësimin e tij presidentit Putin. Zëdhënësja Trudo u shpreh se shqetësimet dhe përpjekjet për të frikësuar diplomatët janë rritur kohët e fundit, ndërsa hodhi poshtë pretendimin rus që akuzat amerikane janë pa bazë. “Shqetësimi i diplomatëve amerikanë është një çështje e vjeter që ndodh brenda territorit rus”, tha ajo, duke shtuar se çështja filloi të bëhej problematike pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj Rusisë për shkak të krizës ukrainase.