KRYEFAQJA » LAJME » SHBA, Basha takohet me drejtorin ekzekutiv të BB për Shqipërinë
Basha takohet me drejtorin ekzekutiv të BB për Shqipërinë Patrizio Pagano

SHBA, Basha takohet me drejtorin ekzekutiv të BB për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë vizitës në SHBA u takua me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Patrizio Pagano. Basha shprehu shqetësim për situatën ekonomike , sipas tij tejet e rënduar si pasojë e politikave të ndjekura nga Qeveria. Basha iu referua rritjes së borxhit, mbylljes së bizneseve,por edhe koncesioneve të dhëna sipas tij korruptive. Koncesionet korruptive, theksoi Basha  po vendosin një kosto të rëndë në buxhetin e shtetit dhe që po angazhojnë burime financiare si në fushën e shëndetësisë një fond prej  338 milion eurosh, ndërsa janë përgatitur për të dhënë me koncesion mbledhjen e TVSH-së, ku koncesionari parashikohet të marrë 140 milion euro në 10 vitet në vijim tha Kryedemokrati.Sa i takon Borxhit , Basha tha se të dhënat e INSTAT janë shqetësuese, pasi ai ka arritur afro 74 %. Basha e njohu Paganon me ofertën ekonomike të PD-së, që bazohet tek ulja e taksave .