KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Britania dhe Franca i kërkojnë Kombeve te Bashkuara dërgimin e ndihmave nga ajri në Siri
siri

SHBA, Britania dhe Franca i kërkojnë Kombeve te Bashkuara dërgimin e ndihmave nga ajri në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca i kanë kërkuar Kombeve të Bashkuara të fillojnë shpëndarjen e ndihmave humanitare nga ajri në zonat e rrethuara në Siri. Tre fuqitë u shprehën se qeveria siriane ka dështuar në respektimin e një afati për shpërndarjen e këtyre ndihmave, për të cilat u ra dakord me fuqitë botërore dhe rajonale që të fillonin në datën 1 qershor. Rreth 4 banorë në rrethinat Daraja të kryeqytetit Damask kanë mbetur pa ndihma ushqimore që në vitin 2012. Një autokolonë hyri në zonë të mërkurën, por transportonte medikamete dhe produkte të tjera jo-ushqimore. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet këtë të premte për të diskutuar shpërndarjen e ndihmave nga ajri. Sekretari i departamentit amerikan të shtetit Xhon Kërbi, tha se qindra mijëra sirianë kishin nevojë për ndihmë të vijueshme. Ndërsa sekretari i Jashtëm britanik Filip Hemond, e përshkroi si cinike lëvizjen e qeverisë siriane për të lejuar vetëm sasi shumë të vogla ndihme, duke pretenduar se po respekton paktet. “Megjithëse shpërndarja e ndihmave nga ajri është komplekse, e kushtueshme dhe me rrezik, këto ndihma janë shpresa e fundit për lehtësimin e vuajtjeve njerëzore në shumë zona të rrethuara”, u shpreh Hemond.