KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Clinton për Trump: Do të ngremë një mur mes teje dhe presidencës
clinton-trump

SHBA, Clinton për Trump: Do të ngremë një mur mes teje dhe presidencës

Replika e parë pas nominimit republikan për Donald Trump si kandidat presidencial erdhi në Twitter nga kandidatja demokrate, Hillary Clinton, e cila tha se ai nuk është zëri ynë, një përshtatje e slloganit të manjatit miliarder në platenë e konventës republikane. ”Unë jam zëri juaj”, ishte thirrja që Trump e përdori shpesh gjatë fjalimit përshëndetës, pas marrjes së nominimit zyrtar nga republikanët. ”Ne do të ngremë një mur mes teje dhe presidencës, Donald Trump”, shkroi në spanjisht Hillary Clinton, duke iu kundërpërgjigjur Trumpit, i cili ka premtuar se nëse do të zgjidhet president do të ngrejë një mur mes SHBA-së dhe Meksikës për të frenuar emigracionin e jashtëligjshëm.