KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, debat mes kandidatëve demokratë për president
SHBA, debat mes kandidatëve demokratë për president

SHBA, debat mes kandidatëve demokratë për president

Në Shtetet e Bashkuara u mbajt debati i parë i 5 kandidatëve të Partisë Demokrate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Në debatin e mbajtur në Las Vegas spikaten ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, dhe senatori 74 vjeçar, Berni Sanders, i cili befasoi publikun me paraqitjen e tij të mirë. Sandersi e përshkruan veten si socialdemokrat. Zonja Klinton dhe ai debatuan ashpër për kontrollin e armateve, pabarazinë në të ardhura dhe çështje të tjera ekonomikee sociale. Zonja Clinton nuk u pajtua me ftesën e zotit Sanders për mbylljen e bankave në Ëall Street, përsëriti mbështetjen e saj për Aktin Patriotik dhe tha se ajo nuk do të ngurronte te përdorte forcën ushtarake jashte vendit nëse ishte e domosdoshme. Por edhe zoti Sanders, megjithese i deklaruar si pacifist, tha në debat se ai kishte qënë pro vendimit të presidentit Bill Klinton për ndërhyrjen ushatrake në Kosovë për të ndalur spastrimin etnik. Ekspertët i dhanë zonjës Klinton nota të larta për paraqitjen gjatë debatit dyorësh. Por në disa sondazhe me opinionin publik, zoti Sanders është paraqitur si fitues, madje me diferencë të thellë.