KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA; Del nga rruga autobusi, vret e plagos fëmijë
aksident, tennesse, shba, autobus, femije, te vdekur, te plagosur

SHBA; Del nga rruga autobusi, vret e plagos fëmijë

Një autobus shkollor me nxënës të shkollës fillore, doli nga rruga dhe u përmbys, në shtetin amerikan , Tennessee, duke lënë të vdekur gjashtë fëmijë dhe disa të tjerë të plagosur. Zyrtarët thanë se në autobus ndodheshin 35 fëmijë kur ai doli nga rruga dhe u perplas me pemët në orët e pasdites. Zjarrfikësit nxorrën nga autobusi i aksidentuar 21 fëmijë të cilët u derguan në spital. Po hetohet nëse shkak i aksidentit ishte apo jo tejkalimi i shpejtësisë. Autobusi ishte e vetmja makinë e përfshirë në aksident. Drejtuesi i autobusit është arrestuar dhe do të përballet me pesë akuza të vrasjes me automjet.