KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, demokratët bllokojnë Kongresin për ligjin e armëve
kong

SHBA, demokratët bllokojnë Kongresin për ligjin e armëve

Deputetët e Partisë Demokratike penguan punën e dhomës së ulët në Kongresin amerikan në shenjë proteste ndaj mosmiratimit të ligjit të ri që forcon kontrollin për shitjen e armëve në SHBA. Pas paraqitjes së argumenteve, kongresisti, John Lewis i shtetit të Xhorxhias, u bëri thirrje kolegëve që të mos dorëzohen. Demokratët u ulën në dyshemenë e sallës . “Ne kemi humbur jetën e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm për shkak të dhunës së armëve”, tha zoti Leëis dhe u kërkoi kolegëve të ulen para podiumit. Ata u mbështetën edhe nga disa kolegë republikanë të cilët kërkojnë miratimin e një ligji, i cili do të ndalonte shitjen e armëve për njerëzit që ndodhen në listat për terrorizëm. Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, i cili vjen nga Partia Republikane, e ka cilësuar protestën si “akt për publicitet”. Deputetët morën mbështetje edhe nga disa qindra njerëz që u mblodhën para ndërtesës së Kongresit. Sondazhet e fundit tregojnë se edhe publiku amerikan e përkrah kontrollin e shtuar në shitjen e armëve të zjarrit, sidomos kur ato duan t’i blejnë personat që dyshohen për vepra terrorizmi.