KRYEFAQJA » LAJME » SHBA dhe BE: Miratimi i projekt-amendamenteve kushtetuese, hap i rëndësishëm për miratimin e Reformës në Drejtësi
SHBA dhe BE: Miratimi i projekt-amendamenteve kushtetuese, hap i rëndësishëm për miratimin e Reformës në Drejtësi

SHBA dhe BE: Miratimi i projekt-amendamenteve kushtetuese, hap i rëndësishëm për miratimin e Reformës në Drejtësi

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm, për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë në vend. Në një deklaratë të ambasadës të publikuar në Fejsbuk, nënvizohet se paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. “Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme” bën thirrje deklarata e ambasadës së SHBA . “Një votë për këtë reformë është një votë në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike”  u bën thirrje deklarata ligjvënësve shqiptarë.