KRYEFAQJA » LAJME » SHBA dhe BE: Të zhgënjyer nga takimi Rama- Basha, por mbështesim qeverinë në hapat drejt miratimit të reformës
SHBA dhe BE: Të zhgënjyer nga takimi Rama- Basha, por mbështesim qeverinë në hapat drejt miratimit të reformës

SHBA dhe BE: Të zhgënjyer nga takimi Rama- Basha, por mbështesim qeverinë në hapat drejt miratimit të reformës

SHBA dhe BE ndërsa kanë shprehur zhgënjimin e tyre për dështimin e takimit të së hënës Rama-Basha, kanë mbështetur përpjekjet e qeverisë shqiptare për ta çuar draftin e Reformës në Drejtësi drejt miratimit. Këto qëndrime bëhen të ditur në dy deklarata të veçanta të Ambasadës së SHBA dhe misionit të BE, të shërndara gati në të njëjtën kohë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por në fund opozita nuk bëri të njëjtën gjë” vlerëson ambasada. “Prandaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit” nënvizon deklarata. Ndërkaq ajo paralajmëron se “Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të Parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar, apo nëse do ta mbështesin këtë reformë”.
Nga ana e tij BE, shpreh keqardhjen që takimi i së hënës nuk ishte i skusesshëm. “Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së” nënvizohet në reagimin e misionit të BE në Tiranë, por këshillohet që “të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efikas”. Deklarata zyrtare e misionit të BE mbyllet me shprehjen “Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi”.