KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA dhe India, marrëveshje ushtarake
Washington: Prime Minister Narendra Modi talks to  President Barack Obama at the Martin Luther King Jr. Memorial in Washington on Tuesday. PTI Photo by Vijay Verma(PTI10_1_2014_000011A)
Washington: Prime Minister Narendra Modi talks to President Barack Obama at the Martin Luther King Jr. Memorial in Washington on Tuesday. PTI Photo by Vijay Verma(PTI10_1_2014_000011A)

SHBA dhe India, marrëveshje ushtarake

Zyrtarë të lartë në Uashington thanë se Shtetet e Bashkuara dhe India kanë finalizuar tekstin e marrëveshjes për bashkëpunim në shfrytëzimin e përbashkët të logjistikës ushtarake dhe se marrëveshja do të nënshkruhet shumë shpejt. Teksti i marrëveshjes është finalizuar dje gjatë vizitës së kryeministrit të Indisë në Uashington, Narendra Modi, i cili në Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje ka biseduar me presidentin amerikan, Barak Obama. Shtëpia e Bardhë tha pas këtyre bisedimeve se është arritur progres i rëndësishëm në koordinim dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë. Obama dhe Modi kanë konfirmuar, pas bisedimeve se Korporata e Energjisë Atomike e Indisë dhe kompania me seli në Shtetet e Bashkuara, Westinghouse, janë në shkallën përfundimtare të përmbylljes kontraktuale për marrëveshjen madhore.