KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Dorëhiqet Flynn, këshilltari për Sigurinë Kombëtare

SHBA: Dorëhiqet Flynn, këshilltari për Sigurinë Kombëtare

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, gjenerali në pension Michael Flynn, ka dhënë dorëheqjen. E bën të ditur CNN duke përsëritur burimet e sakta. Flynn është kritikuar ashpër pas daljes së një bisede që ka zhvilluar me ambasadorin rus në SHBA të bërë para se të marrë detyrën administrata e Trump ku ka folur për sanksionet ndaj Moskës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka emëruar në interin Joseph Keith Kellogg, Jr. këshilltar të tij për Sigurinë Kombëtare, pas dorëheqjes së Flynn. Njofton Shtëpia e Bardhë.

Përflitet emri i David Petraeus që mund të bëhet pjesë e administratës Trump për vendin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare pas dorëheqjes së Flynn. Këtë e bëjnë të ditur disa media amerkane që përsërisin burime të sakta. Sipas CNN, Petraeus do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë pas pak orësh.