KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA e Rusia diskutojnë planin e Moskës për sulme kundër Shtetit Islamik
1kerrylavrov

SHBA e Rusia diskutojnë planin e Moskës për sulme kundër Shtetit Islamik

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan, Xhon Kerri diskutuan propozime për operacione të përbashkëta kundër militantëve. Nga bombat në Siri ndërkohë të hënën u vranë dhjetëra vetë. Uashingtoni thuhet se e ka pritur me ndjenja të përziera propozimin e Moskës të javës së kaluar. Moska propozoi që Rusia dhe koalicioni i drejtuar nga SHBA të ndërmarrin sulme ajrore të përbashkëta kundër kryengritësve sirianë, duke përfshirë grupin militant islamik Fronti Nusra. Përmbajtja e bisedimeve, të zhvilluara në telefon të hënën nuk u publikua.