KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, fushata presidenciale vazhdon me akuza të ashpra
A combination photo shows U.S. Democratic presidential candidate Hillary Clinton (L) and Republican U.S. presidential candidate Donald Trump (R) in Los Angeles, California on May 5, 2016 and in Eugene, Oregon, U.S. on May 6, 2016 respectively.  REUTERS/Lucy Nicholson (L) and Jim Urquhart/File Photos

SHBA, fushata presidenciale vazhdon me akuza të ashpra

Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara po vijon me akuza të ashpra nga dy kandidatët për njëri-tjetrin, krahas argumenteve se pse duhet të zgjidhen presidentë. “Për të qenë i sinqertë, kam frikë se zgjedhjet do të manipulohen”, tha kandidati republikan Donald Tramp në Ohajo, duke shtuar se më shumë dhe më shpesh dëgjohet se zgjedhjet nuk do të jenë te ndershme. Ai nuk dha hollësi konkrete se ku i mbështet këto hamendësime. Donald Trampi, në një “vlerësim” për dy kandidatët demokratë tha se Hilari Klinton është djalli dhe se Sandersi “bëri një marrëveshje me djallin kur e la atë të fitonte”. Deklarata të tilla mbi manipulime zgjedhjesh dhe nxirjen e kundërshtarëve, sipas mediave perëndimore, mund ta dëmtojnë fushatën tradicionalisht të qetë amerikane dhe të rrezikojnë idenë e procesit të ndershëm zgjedhor. Sondazhet e fundit e nxjerrin zonjën Klinton në epërsi 43 me 40 për qind përsa i takon parapëlqimit mes votuesve, ndërsa një numër i madh votuesish, 17 për qind, ende janë të pavendosur.