KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, gara presidenciale; Klinton kryeson në sondazhe
2-photos3

SHBA, gara presidenciale; Klinton kryeson në sondazhe

Në prag të dy Kuvendeve ku do të emërohen kandidatët e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tre sondazhe të reja të publikuara një ditë më parë, tregojnë se demokratja Hillary Clinton ka një avantazh të ndjeshëm ndaj republikanit Donald Trump, edhe pse votuesit amerikanë nuk kanë ndonjë simpati të madhe për të dy kandidatët. Ish-sekretarja e Shtetit Clinton, e cila kërkon të bëhet presidentja e parë grua në Shtetet e Bashkuara, megjithatë kryeson garën me zotin Trump, miliarder i pasurive të patundshme. Sondazhi i përbashkët i gazetës “Washington Post” dhe televizionit “ABC News”, tregon se zonja Clinton ka një mbështetje prej 47 %, ndërsa zoti Trump 43 %. Sondazhi i përbashkët “NBC News” dhe “The Wall Street Journal” ishte 46 % për zonjën Clinton dhe 41 % për zotin Trump, ndërsa sondazhi i CNN-it dhe “ORC International” tregon se zonja Clinton ka 49 % mbështetje, ndërsa zoti Trump 42 %.