KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA-Gjeorgji, rritet bashkëpunimi ushtarak
georgia-usa-kerry_2

SHBA-Gjeorgji, rritet bashkëpunimi ushtarak

Shtetet e Bashkuara dhe Gjeorgjia kanë rënë dakord për të rritur bashkëpunimin ushtarak, një sinjal i angazhimit amerikan për mbrojtjen e Gjeorgjisë dhe një mesazh i qartë ndaj Rusisë, në prag të takimit të nivelit të lartë të Natos këtë javë. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ndodhet në fazën e parë të një vizite dy-ditore në ish-republikat sovjetike të Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Ai do t’i bashkohet më vonë presidentit Barack Obama në takimin e NATO-s në Poloni. “Shtetet e Bashkuara, tha zoti Kerry, mbeten të palëkundura, në mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë. Pushtimi dhe militarizimi nga Rusia i pjesëve të territorit të Gjeorgjisë janë të papranueshëm”, tha ai. Marrëveshja e re do të zgjerojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë. Ajo do të modernizojë forcat gjeorgjiane të sigurisë dhe do të lejojë që ajo të integrohet më shumë në misionet e NATO-s.