KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, hapet nën masa të rrepta siguerie konventa e Republikanëve
Republican strategist Karl Rove gestures while at a luncheon at the California Republican Party convention,  in Sacramento, Calif., Saturday, March 2, 2013.  Rove told California Republicans to "get off the mat", and to find candidates to reflect the party's diversity. (AP Photo/Rich Pedroncelli)
Republican strategist Karl Rove gestures while at a luncheon at the California Republican Party convention, in Sacramento, Calif., Saturday, March 2, 2013. Rove told California Republicans to "get off the mat", and to find candidates to reflect the party's diversity. (AP Photo/Rich Pedroncelli)

SHBA, hapet nën masa të rrepta siguerie konventa e Republikanëve

Konventa e Partisë Republikane ka filluar me jo pak zhurmë, më 18 korrik, pasi kritikët e kandidatit të mundshëm të partisë për president të SHBA-ve, Donald Trump, nuk kanë arritur të sigurojnë një votë simbolike që do të demonstronte kundërshtimin e tyre ndaj kandidaturës së Trump. Trump ka arritur të shmangë votimin, ndërkohë është paraqitur që në natën e parë të kësaj konvente duke e prezantuar bashkëshorten e tij përpara pjesëmarrësve, Melania Trump, e cila ka mbajtur fjalim me qëllim që të zbusë sado pak imazhin jo të mirë para imigrantëve dhe myslimanëve. Melania Trump ka thënë se bashkëshorti i saj do të jetë një president gjithëpërfshirës. Konventa katër-ditore në Cleveland të Ohios, pritet të nominojë zyrtarisht Trump si kandidat të partisë për zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, ndërsa konventa shihet si mundësi për fushatën e tij që të tregojë unitet brenda partisë. Mirëpo kundërshtimet brenda partisë e kanë tërhequr vëmendjen që në ditën e parë të kësaj konvente pasi delegatët kundërshtar të Trumpit kanë provuar që të ndryshojnë rregullat e nominimit për t’iu lejuar atyre mundësinë që të përkrahin një tjetër kandidat. Pas një votimi fillestar, liderët e partisë kanë thënë se kundërshtarët nuk kanë mjaftueshëm vota, duke nxitur kështu reagime të zëshme në stadiumin e basketbollit ku po mbahet konventa. Delegatët e zemëruar kanë filluar të thërrasin me zë në anglisht “roll call, roll call”, që do të thotë se ata dëshironin thirrjen me emër të personave që ishin të pranishëm. Delegatë të tjerë, përfshirë edhe delegacionin nga Colorado, thjeshtë janë larguar nga konventa.“Ne e meritojmë të dëgjohemi, kjo është konventë e popullit!”, ka thënë Diana Shores, delegate nga Virginia e cila ka qarë derisa delegatët që e përkrahin Trump kanë provuar që të shuajnë zërat e protestës duke thirrur me zë “turp, turp!”. Biznismeni miliarder, Trump asnjëherë nuk ka pasur pozitë udhëheqëse në administratën publike. Me retorikën jo pak të vrazhdë dhe akuzat se sistemi politik në SHBA është i “manipuluar”, Trump e ka pasur të vështirë të sigurojë përkrahjen e shumë figurave kryesore të republikanëve. Rreth 2 mijë delegatë kanë shkuar në Cleveland për të marrë pjesë në konventë, ku Trump pritet ta mbyllë konventën mbrëmjen e 21 korrikut me një fjalim, përmes së cilit ai do e pranonte nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale. Konventa gjithashtu është hapur nën masa të rrepta sigurie me shqetësimin e rritur të shkaktuar nga vrasja e oficerëve policor dhe afrikano-amerikanëve. Ndërkaq, vetëm pak metra nga arena ku mbahej konventa në Cleveland, kundërshtarët dhe përkrahësit e Donald Trump janë përballur në dy protesta të ndara që megjithë retorikën e ashpër ndërmjet tyre, nuk ka pasur dhunë fizike. Konventa kombëtare e Partisë Demokratike do të mbahet javën e ardhshme në Philadelphia, ku partia pritet të nominojë ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton si kandidate të tyre për president.