KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA Hillari Klinton hyn në histori

SHBA Hillari Klinton hyn në histori

Hillary Clinton hyn në histori si e para grua që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara. Vetëm pak çaste para se të votohej për kandidate, bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara, kërkoi nga demokratët dhe amerikanët që të votojnë për Hillaryn në nëntor, duke thënë se duke e bërë atë presidenten e parë, Shtetet e Bashkuara do të bëhen më të forta dhe më të mira. “Hillary do të na bëjë ne më të fortë së bashku. Ju e dini këtë sepse ajo e kaloi gjithë jetën duke e bërë këtë. Shpresoj se ju do ta zgjedhni Hillarin”, tha Bill Clinton, në fjalimin e tij në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Filadelfia. Ajo do të përballet tani me kandidatit republikan për president Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.