KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA intensifikon praninë në Korenë e Jugut
SHBA intensifikon praninë në Korenë e Jugut

SHBA intensifikon praninë në Korenë e Jugut

Një aeroplanmbajtëse amerikane pritet të arrijë të dielën në Korenë e Jugut, për të marrë pjesë në ushtrimet detare pas provave me raketa me rreze të mesme veprimi të Koresë se veriut. Ndërsa tensionet lidhur me provat e Koresë se Veriut po shtohen, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e jugut, javën e kaluar nisen bisedimet lidhur me vendosjen e mundshme të një sistemi të përparuar raketor mbrojtje në këtë vend. Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar këtë hap duke theksuar se ai dëmton interesat strategjike të sigurisë dhe mund të çojë në një garë të re armatimi. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se nuk ka arsye që rusët dhe kinezët të shqetësohen, pasi sistemi është krejtësisht i natyrës mbrojtëse dhe i nxitur  nga sjellja provokuese e Koresë se veriut.