KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA në zgjedhjet presidenciale

SHBA në zgjedhjet presidenciale

Rreth 225 milionë qytetarë amerikanë janë ftuar më 8 nëntor për të votuar në zgjedhjet presidenciale për të zgjedhur kreun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hilari Clinton ose Donald Trump,  do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së dhe do të bëjë betimin më 20 janar, për të pasuar Barack Obamën në Shtëpinë e Bardhë. Qendrat e Votimit janë hapur në orën 07:00 me orën lokale, për t’u mbyllur në orën 19:00. Sondazhet që publikohen nga mediat amerikane janë në favor të ish-sekretares amerikane të shtetit Klinton,  ndaj kandidatit të saj republikan manjatit të pronave të paluajtshme Tramp. Sipas sondazheve të CNN-së, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA Hillary Clinton po udhëheq bindshëm në New Hampshire dhe në Pennsylvani. Ndërkaq dy kandidatët do të jenë në Nju Jork natën e zgjedhjeve, dhe autoritetet policore janë përgatitur t’u ofrojnë atyre sigurinë e duhur. Qyteti vetë është i mbushur plot, me pjesëmarrës të maratonës së Nju Jorkut, mbështetës të kandidatëve dhe grupet që presin rezultatin e zgjedhjeve. E gjithë kjo vjen ndërsa mësohet se agjensitë e zbulimit kanë kapur sinjale për një rrezik të mundshëm terrorist nga Aal Kaeda.