KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Kandidatët presidencialë, pranë njëri-tjetrit në një darkë bamirësie
SHBA: Kandidatët presidencialë, pranë njëri-tjetrit në një darkë bamirësie

SHBA: Kandidatët presidencialë, pranë njëri-tjetrit në një darkë bamirësie

Rivalët për Shtëpinë e Bardhë, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump janë ‘argëtuar’ duke ngacmuar njëri-tjetrin në një darkë bamirësie, një ditë pas duelit të fundit televiziv në skenën e debatit në Las Vegas. Ajo ‘qeshi’ me zotin Trump i cili po bënte shaka në lidhje me fjalimet e saj të mirë-paguara dhe hetimin e FBI-së mbi emailin e saj privat. Nga ana tjetër, të gjithë e fishkëllyen Trumpin kur ai po bënte shaka më faktin se Hillary Clinton i urren katolikët. Darka vjetore e fondacionit të Al Smith është një mbrëmje e përvitshme gala, që çdo katër vjet duket se bën bashkë kandidatët presidencialë. Është tashmë një traditë, që rivalët të ngrihen dhe të bëjnë shaka me njëri tjetrin, por këtë vit ajo vjen pas një nga fushatave më te nxehta të historisë amerikane.