KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, kaos në fushatë: Republikanët, Trump të largohet
SHBA, kaos në fushatë: Republikanët, Trump të largohet

SHBA, kaos në fushatë: Republikanët, Trump të largohet

Një muaj nga dita e votimit dhe pak orë nga debati i dytë televiziv ndërmjet Hillary Clinton dhe Donald Trump është kaos në fushatën zgjedhore amerikane, ku republikanët po përballen me gafën e fundit të kandidatit të tyre, e cila ka si sfond seksin. Kjo gafë godet fort edhe në sondazhe. Sipas një sondazhi të ABC-së, 43% e amerikanëve duan që Donald Trump të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i Konferencës Republikane në Senatin amerikan, John Thune, organizata zyrtare që përfaqëson senatorët në Kongres, i kërkon zyrtarisht kandidatit Trump t’ia lërë vendin kandidatit për zëvendëspresident Mike Pence, ky i fundit tha dje se nuk mundet ta mbroje kandidatin për president. Edhe senatori republikan Mitch McConnell, i cili ka rolin e kreut të shumicës republikane në Senat, bëhet kështu republikani me grada më të larta në parti që i kërkon kandidatit Trump që të bëjë një hap mbrapa.