KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Klinton më pranë nominimit; Fiton edhe Puerto Rikon
clinton

SHBA, Klinton më pranë nominimit; Fiton edhe Puerto Rikon

Hilari Klinton ka fituar garën zgjedhore edhe në territorin amerikan të Puerto Rikos, duke iu afruar kështu më shumë marrjes së nominimit të demokratëve për t’u bërë kandidate për President e Partisë Demokratike. Klinton ka falenderuar popullin në shtetin ishull që i dhanë fitoren kundër rivalit të saj, Senatorit, Berni Sanders. Klintonit tashmë me 2300 delegatë i mungojnë vetëm pak delagatë për të siguruar nominimin. Me një fitore në procesin preliminar zgjedhor në shtetin e Kalifornisë, ish-Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit, do të siguronte mjaftueshëm delegatë për të siguruar edhe zyrtarisht nominimin, pas së cilit do të fillonte edhe zyrtarisht përballjen kundër kandidatit republikan, Donald Trump.