KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Klinton: Trump, kërcënim për demokracinë

SHBA, Klinton: Trump, kërcënim për demokracinë

Kandidatja demokrate për presidente në Shtetet e Bashkuara, Hillary Klinton, thotë se rivali i saj republikan, Donald Trump, është “kërcënim” për demokracinë dhe se është i pakualifikuar për ta udhëhequr Amerikën. Në kritikën e saj më të ashpër deri tani, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilllary Klinton, tha mbrëmë për CNN se ka arritur në përfundimin se Trump “nuk është i kualifikuar të jetë president i Shteteve të Bashkuara”. Më tej, ajo theksoi se kërcënimi që paraqet Donald Trump është aq dramatik për vendin, demokracinë dhe për ekonominë e SHBA-së”. Klinton tha se komentet kundërthënëse të Trumpit për myslimanët e bëjnë më të vështirë për Uashingtonin të punojë me qeveritë në Lindjen e Mesme për të luftuar terrorizmin.