KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Kongresi miraton ligjin kundër diskriminimit të LGBT
congress_lgbt_2

SHBA, Kongresi miraton ligjin kundër diskriminimit të LGBT

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një masë që ndalon kontraktorët federalë nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Masa, e cila u miratua një ditë më parë, shfuqizon një votim të javë së kaluar që krijoi kaos në Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët. Projekt-ligji ishte në prag të miratimit si ndryshim në një ligj të shpenzimeve ushtarake, kur disa ligjvënës republikanë të cilët fillimisht e kishin mbështetur atë, e ndryshuan votën e tyre nën presionin e udhëheqësve të partisë, duke bërë që masa mos miratohej me një votë diferencë. Mosmiratimi shkaktoi një protestë të madhe nga ligjvënësit demokratë, të cilët akuzuan republikanët se favorizonin diskriminimin ndaj komunitetit LGBT.