KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Konventa e Demokratëve; Sanders: Klinton, presidentja e ardhshme e Amerikës
President Barack Obama and his family and Vice President Joe Biden and his family celebrate their nominations as the confetti falls at the conclusion of the Democratic National Convention in Charlotte, N.C., on Thursday, Sept. 6, 2012. (AP Photo/Carolyn Kaster)

SHBA, Konventa e Demokratëve; Sanders: Klinton, presidentja e ardhshme e Amerikës

Në fjalimin e Konventës së Partisë Demokratike, Bernie Sanders ka kërkuar që demokratët të mbështesin Hillary Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë. Në momentin që ish-kandidati demokrat doli në skenë ovacionet shpërthyen për rreth 3 minuta. “Hillary Clinton duhet të jetë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Sanders. Gjatë konventës u vu re një mbështetje e madhe në sallë për Sanders, pasi në momentin që ai mori fjalën turmat thërrisnin emrin e tij dhe vërshëllenin atë të Clinton. Sanders bëri thirrje që demokratët të bashkohen për të mposhtur “demagogun” Trump, pasi ai i ndan amerikanët. “Nëse ju nuk besoni se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme, mendoni për një moment për gjyqtarët e Gjykatës Supreme që Donald Trump do të emërojë dhe se çfarë do të thotë kjo për liritë civile, të drejtat e barabarta dhe të ardhmen e vendit tonë “, deklaroi Sanders.